Politika 18 September 2025, 11:38 Nga VNA

Vangjush Dako ende në spital, jashtë e “presin” 9 ditë burg për t’i shlyer dhe një dëshmi për tritolin tek hoteli

Ndaje në Whatsapp
Vangjush Dako ende në spital, jashtë e “presin” 9

Vangjush Dako vijon të qëndrojë në spitalin rajonal të Durrësit edhe pse duhet të rikthehet në qeli pas vendimit të Apelit të Posaçëm që e dënoi me 2 vite e tetë muaj burg për shpërdorim detyre.

Forcat e Burgjeve e kanë marrë atë në ruajtje, pasi mjekët kanë deklaruar se për shkak të problemeve me zemrën ai duhet të qëndrojë në spital. Dako qëndroi 6 muaj në paraburgim dhe 13 muaj në arrest shtëpie, por kur Apeli e dënoi befas pësoi probleme me zemrën.

Ish-kryebashkiaku me gjasë do ta përfundojë dënimin që e mbyll me 27 shtator në spital e pastaj duhet të japë deklarime në polici pasi në hotelin në pronësi të tij u vendos lëndë plasëse e sipas hetuesve ishte mesazh kërcënues për vetë Dakon.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme