Politika 2 February 2026, 15:25 Nga VNA

Urdhri i Berishës për të bojkotuar Reformën Territoriale, nxjerr blof Bardhin dhe Tabakun

Ndaje në Whatsapp

Urdhri i Berishës për të bojkotuar Reformën Territoriale,

Partia Demokratike bojkotoi sërish sot mbledhjen e Reformës Territoriale, duke djegur kështu edhe mundësinë e fundit që PS i kishte dhënë për t’u paraqitur në Komision. Kështu, opozita i ka dhënë arsye socialistëve të ndërmarrin hapat e tjerë për këtë Komision, të cilët synojnë ta mbyllin edhe pa praninë e demokratëve.

Por bojkoti i radhës i opozitës ishte urdhri i radhës i Sali Berishës, i cili hodhi në kosh deklaratat e kryetarit të grupit parlamentar, Gazment Bardhi, dhe deputetes Jorida Tabaku, të cilët kishin pohuar se opozita do të merrte pjesë në Komision.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve më 29 janar, Bardhi mohoi që PD të kishte bojkotuara mbledhjen, duke sqaruar se mungesa e deputetëve të opozitës lidhej me angazhime të tjera dhe jo me një vendim politik, dhe se në takimin e ardhshëm do të ishin prezent.

“Ne nuk kemi bojkotuar mbledhje. Në dy datat që ishin përcaktuar për zhvillimin e saj, anëtarët tanë nuk kanë qenë të pranishëm për shkak të angazhimeve të tjera të mëparshme. Kjo nuk përbën bojkot, por mungesë fizike për arsye objektive dhe të justifikuara,” shprehej Bardhi.

Këtë e përforcoi edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila në një intervistë për mediat u shpreh se PD do të merrte pjesë në komision dhe se nuk do të përsëriste gabimet e së shkuarës.

“Unë mendoj se PD nuk duhet të përsërisë gabimet e së shkuarës dhe, së dyti, duhet të jetë aty në institucione për të bërë luftën atje. Ka shumë kolegë që thonë ‘nuk na marrin parasysh, nuk na përfshijnë’, dhe kjo është e vërteta faktikisht. Por unë mendoj se jemi në një fazë ku kemi treguar sa e keqe është qeverisja, por ne duhet të jemi aty për të bërë betejën tonë,” tha Tabaku.

Megjithatë, dy përfaqësuesit demokratë duket se ende nuk e kanë mësuar që vendimet brenda PD i merr vetëm Berisha, i cili edhe në këtë rast i nxori blof në qëndrimet e tyre publike pa marrë lejen e tij.

 

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme