Politika 14 May 2026, 16:54 Nga VNA

‘Tym i bardhë’ në Kuvend: PS dhe PD bashkohen në votë për rezolutën e integrimit në BE

Ndaje në Whatsapp
‘Tym i bardhë’ në Kuvend: PS dhe PD bashkohen në

Në një zhvillim të rrallë politik në Kuvend, mazhoranca dhe opozita kanë votuar unanimisht projekt-rezolutën për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Në një moment kur marrëdhëniet mes PS dhe PD mbeten të tensionuara, në sallën e Parlamentit është arritur konsensus i gjerë për këtë dokument, duke shënuar një nga rastet e pakta të bashkëpunimit të përbashkët.

Në seancë ishin të pranishëm 115 deputetë, ndërsa votimi i rezolutës rezultoi me 114 vota pro dhe 1 abstenim.

Rezoluta parashikon angazhim të koordinuar dhe gjithëpërfshirës për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Ajo thekson gjithashtu rëndësinë e dialogut politik dhe shoqëror, me synim ndërtimin e një konsensusi kombëtar mbi prioritetet europiane të Shqipërisë.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme