Politika 4 September 2025, 14:53 Nga VNA

Tuneli i Llogarasë, Balluku: Do jetë 250 lekë kalimi

Ndaje në Whatsapp
Tuneli i Llogarasë, Balluku: Do jetë 250 lekë kalimi

250 lekë me TVSH do jetë tarifa për kalimin e një autoveture në tunelin e Llogarasë. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Infrastrukturës dhe Zv/Kryeministrja Belinda Balluku gjatë konferencës “Shqipëria turistike 2030”. Përllogaritja e kostove sipas Ballukut ka ardhur pas një analize të gjerë të kostove operacionale dhe amortizimit të infrastrukturës së tunelit, çmimi i kalimit në një drejtim do të jetë 250 lekë, ndërsa vajtje-ardhje do të kushtojë 500 lekë.

“Jo 10 euro, jo 5 euro, as 50 euro siç është përfolur më parë”, deklaroi ajo, duke sqaruar se çmimet për kategori të tjera, si autobusët apo trajlerat, do të përcaktohen sipas një studimi të detajuar të fizibilitetit.

“Duke marrë parasysh muhabetet e beharit dhe çmimet që kemi dëgjuar, do të doja që ta them sot zyrtarisht, se përmes një analize të gjerë dhe shumë të thellë të kostove operacionale dhe amortizimit të infrastrukturës së tunelit, çmimi i një kalimi në tunel për autovetura është 250 lekë me TVSH. As 10 euro, as 5 euro, as 50 euro, se kemi dëgjuar shifra nga më të ndryshmet. Kategoritë më të mëdha, siç janë autobusët dhe trajlerat, do të kenë çmime të posaçme sipas një studimi fizibiliteti”, deklaroi Balluku në konferencën “Shqipëria turistike 2030”.-tha Balluku. 

 

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme