Politika 13 April 2026, 22:19 Nga VNA

Trump nominon gjeneralin në pension Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Trump nominon gjeneralin në pension Eric Wendt si ambasador të

Presidenti amerikan Donald Trump ka nominuar si ambasador të SHBA-së në Shqipëri Eric Wendt, një ushtarak në pension.

Gjeneral Eric Wendt ka lindur më 7 tetor 1964 në Berkeley, Kaliforni. Gjatë karrierës së tij ai ka komanduar në të gjitha nivelet e Forcave Speciale dhe Operacioneve Speciale, nga kapiten deri në gjenerallejtënant. Wendt shërbeu për katër vite e gjysmë në Këmbësorinë e Lehtë dhe për 30 vite në Forcat Speciale, duke mbajtur për 13 vite role komanduese në nivele taktike, operacionale dhe strategjike, ndërsa ka shërbyer në 56 vende të ndryshme.

Gjatë karrierës së tij ushtarake, Wendt ka qenë Ndihmës Kryesor Ushtarak i Sekretarëve të Mbrojtjes Robert Gates dhe Leon Panetta. Ai ka punuar gjithashtu drejtpërdrejt me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe ka drejtuar për dy vite një koalicion prej tetë vendesh, ndërsa shërbente si Koordinator i Sigurisë së SHBA-së për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez.

Në detyrën e tij të fundit, Wendt komandoi Shtabin e Operacioneve Speciale të NATO-s nga viti 2019 deri në vitin 2021. Ai u tërhoq nga shërbimi ushtarak më 1 mars 2021, pas 34 vitesh e gjysmë karrierë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme