Politika 4 October 2025, 17:43 Nga VNA

Tritoli me "dashuri" nga Rama ...filmimi me dronë nga IKMT

Ndaje në Whatsapp
Tritoli me "dashuri" nga Rama ...filmimi me dronë nga IKMT

"Kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet," kërcënon Rama. 

Njofton se qeveria është rikthyer sërish në Theth, pasi sipas tij, në alpe po vijojnë ndërtimet pa leje.

Ndaj dhe si për të çuar një mesazh se di se kujt në një kohë që prej 12 vitesh ka në dorë pushtetin lokal dhe qendror, ju "vendos" tritolin pikërisht pasi kanë përfunduar zgjedhjet dhe ka marrë në dorë një tjetër mandat.

Në fund mburret me faktin se "prishja është kontrolluar nga Batalioni i Xhenios i Forcave të Armatosura në Theth dhe filmimi nga IKMT", dhe gjithë këtë mision, kreu i qeverisë thotë se po e bën përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian"-përfundon Rama mesazhin e tij.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme