Politika 31 January 2026, 13:59 Nga VNA

Tregtarët në Vlorë ankohen tek Spiropali për zhvendosjen e tregut, ministrja: Do ta bisedoj me kryetaren e bashkisë

Ndaje në Whatsapp

Tregtarët në Vlorë ankohen tek Spiropali për zhvendosjen e

Tregtarët e Tregut të Madh të Vlorës janë mbledhur serish sot kundër zhvendosjes nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre aktual. Ata shprehen se nuk janë kundër zhvillimit, por spostimi i tyre drejt Jalisë së Nartës është shkatërrim, pasi nuk ka asnjë kusht dhe është gati 3 km larg, gjë që sjell mbylljen përfundimtare të aktivitetit të tyre.

Në ditën e pestë të saj, protesta u zhvendos përpara Teatrit “Petro Marko” të Vlorës, ku u zhvillua një forum ku pritej që të vinte edhe kryeministri. Por Rama e anuloi në minutën e fundit praninë  e tij, pa dhënë arsye, ndërsa aty mbërriti ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali.

Tregtarët shfrytëzuan momentin për t’i shprehur shqetësimet e tyre. Spiropali ndaloi dhe u kthye për të komunikuar drejtpërdrejt me tregtarët, ndërsa u tha se do bisedonte me kryetaren e bashkisë dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak për problemin e tyre.

 “Unë do flas tani me kryetaren e bashkisë dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak. Edhe bashkia ka një plan të saj të zhvillimit“, u tha ministrja qytetarëve.

Pas këtij komunikimi të shkurtër, Spiropali u largua për të marrë pjesë në Forumin e Dialogut “Edhe disa hapa drejt BE-së”, ndërsa tregtarët vijuan protestën, duke kërkuar zgjidhje konkrete dhe dialog me autoritetet lokale.

Lexo gjithashtu

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme