Politika 2 September 2025, 08:18 Nga VNA

Tomorr Alizoti bën zbulimin e madh: Rama nuk ikën me magji. Fton qytetarët të mbushin sheshet për protesta madhështore

Ndaje në Whatsapp
Tomorr Alizoti bën zbulimin e madh: Rama nuk ikën me magji. Fton

Nga studio e A2 CNN, deputeti demokrat Tomorr Alizoti u ka bërë apel qytetarëve që të sensibilizohen dhe t’i bashkohen kauzës opozitare për rrëzimin e qeverisë Rama.

Sipas tij, është absurde të mendohet se ndryshimi do të vijë nga një “magjistar”, pasi demokracia është një proces që lind nga ndërthurja e zërit opozitar me nevojën dhe dëshirën e qytetarëve për ndryshim.

“Jo, jo nuk do të presim, të gjithë ne duhet të reagojmë. Këtu nuk bëhen zgjedhjet. Këtu dalin anonimë të votuar. Kujt i keni dëgjuar ndonjë fjalim politik që ju ka frymëzuar të thoni do votoj këtë njeri? E dini çdo të thotë të marrësh 20 mijë vota? Janë 20 mijë mendje, pa pasur një ditë në politikë. Unë e shoh si mision, i bëj apel qytetarëve të unifikohemi që të rrëzojmë këtë qeveri. Shqipëria ka shkuar në autokraci. Duhet të mobilizohemi për ta ndalur, sepse është një autokraci e binjakëzuar me mafien”, tha ai.

Alizoti theksoi se nuk ka rrugë tjetër përveç mobilizimit popullor, duke marrë shembull protestat në Serbi, ku megjithëse opozita është e dobët, qytetarët dalin vazhdimisht në rrugë.

“Demokracia është një gjë që duhet ta duan dhe ta mbrojnë njerëzit. Rama është kthyer në një Enver Hoxha të një lloji tjetër, jo të Kinostudios ‘Shqipëria e Re’, por të Hollywood-it”, u shpreh Alizoti.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme