Politika 4 January 2026, 16:08 Nga VNA

Tensione dhe përplasje para Kryeministrisë: Policia ndërhyn për të hequr çadrat e protestuesve të "Shqipëria Bëhet"

Ndaje në Whatsapp
Tensione dhe përplasje para Kryeministrisë: Policia ndërhyn

Pasditen e sotme, situata paraKryeministrisë është tensionuar sërish, ku janë shënuar përplasje fizike dhe verbale mes efektivëve të Policisë së Shtetit dhe mbështetësve të lëvizjes "Shqipëria Bëhet". Shkak i konfliktit u bë ndërhyrja e forcave të rendit për të hequr çadrën e vendosur në shesh.

Gjatë momentit të ndërhyrjes, protestuesit kanë kundërshtuar efektivët me thirrjet "Turp, turp", duke pretenduar se qëndresa e tyre ishte paqësore. Situata u përshkallëzua kur një prej pjesëmarrësve përfundoi në tokë gjatë tentativës së policisë për ta shoqëruar, çka nxiti reagimin e menjëhershëm të drejtuesit të lëvizjes. Adriatik Lapaj lëshoi akuza të rënda ndaj policisë dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë, duke e cilësuar operacionin si një urdhër politik. Ai theksoi se policia po përdoret si mjet presioni ndaj intelektualëve dhe njerëzve të ndershëm, duke nënvizuar se, ndryshe nga protestat me molotovë, tubimi i tyre ka ruajtur standarde paqësore. Pavarësisht tensioneve, policia vijoi operacionin për lirimin e hapësirës para godinës qeveritare.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme