Politika 2 April 2026, 15:12 Nga VNA

Tension në Kuvend, deputetja Elda Hoti i heq kartën Bora Muzhaqit. Ndërpritet seanca

Ndaje në Whatsapp
Tension në Kuvend, deputetja Elda Hoti i heq kartën Bora Muzhaqit.

Seanca plenare në Kuvend u përfshi nga tensione pasi opozita bllokoi foltoren, ndërsa përplasjet mes deputetëve vijuan edhe më tej në sallë.

Situata u përshkallëzua kur deputetja e opozitës Elda Hoti iu afrua deputetes socialiste Bora Muzhaqi, e cila po fliste nga vendi, dhe i hoqi kartën e deputetit që përdoret për aktivizimin e mikrofonit në pajisje.

Ky veprim shkaktoi reagime të menjëhershme. Muzhaqi iu drejtua Hotit duke i thënë:
“Elda, është e turpshme kjo që po bën. Si mund të marrësh kartën e një vajze tjetër?”

Ndërkohë deputetët socialistë ndërhynë për të ndaluar Hotin, duke shkaktuar debate të tjera në sallë. Në mes të përplasjes ndërhyri edhe Taulant Balla.

Debatet në sallë:

Hoti: Kujdes kur flet ti me mua…
Balla: Ta tregoj unë ty… Mos e prek, kaq po të them.
Hoti: Pse kush jam unë, shoqja jote? Kush je ti?!
Muzhaqi: Elda, është e turpshme kjo që po bën, si mund të marrësh kartën e një vajze tjetër.
Balla: Nuk merret karta e deputetit.

Për shkak të tensioneve dhe bllokimit të foltores, kryetari i Kuvendit vendosi ndërprerjen e seancës për 5 minuta.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme