Politika 13 November 2025, 21:28 Nga VNA

Të kishim kamerat e Emirateve…do t’i kishim kapur autorët e krimit – Rama justifikohet për atentatin në Rinas

Ndaje në Whatsapp
Të kishim kamerat e Emirateve…do t’i kishim kapur autorët

Lidhur me kapjen e autorëve që vranë Gilmando Danin dhe plagosën Muçi Shaljanin në një ngjarje kriminale të ndodhur në mes të ditës, në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama u justifikua duke thënë se vrasësit do të ishin kapur po të kishim vendosur kamerat inteligjente të importuara nga Emiratet e Bashkuara.

Sipas Ramës, “po të kishte halla k…”, sepse me kamerat që kemi, me policinë që kemi, me sistemin e sigurisë së Rinasit, me radarët, me kufirin, me kontrollin e aviacionit, me postblloqet dhe me të gjithë aparatin shtetëror nuk bëhet dot punë.

Ai shtoi se nuk na mjaftojnë as dy satelitët kombëtarë, “Albania 1” dhe “Albania 2”, të cilët sipas propagandës shohin gjithë territorin, dhe as ministrja e Inteligjencës Artificiale, Diella. Për të kapur autorët, duhen kamera të reja që do të vijnë “pas ca muajsh”.

Në intervistën e tij, Rama u shpreh:
“Nëse ne do të kishim këtë sistem në këmbë, vrasësi apo vrasësit do të ishin identifikuar në kohë reale. Projekti është gati, financimi është vënë në dispozicion, kompania është një nga më të mirat në botë, sistemi është i sprovuar në Emiratet e Bashkuara…”

Me pak fjalë:
– atentati ndodhi në pikën më të ruajtur të Shqipërisë,
– autorët u zhdukën pa u identifikuar,
– shteti nuk e pa dot ngjarjen,
– dhe fajin e paska kamera që s’kanë ardhur akoma.

Ndërkohë që satelitët fluturojnë, ministrja e IA-s mban flamurin e inovacionit dhe qeveria flet për “transformim dixhital”, autorët e atentatit në Rinas vazhdojnë të jenë “në drejtim të paditur”, ndërsa shteti ende pret kamerat shpëtimtare të Emirateve për të bërë punën që duhej ta bënte vetë.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme