Politika 15 February 2026, 10:17 Nga VNA

Pas vendimit kundër tij në Kushtetuese, Rama nis ofensivën për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale

Ndaje në Whatsapp
Pas vendimit kundër tij në Kushtetuese, Rama nis ofensivën

Në podcastin e tij “Flasim”, Edi Rama paralajmëroi ndryshime në Kodin e Procedurës Penale pas zhvillimeve që pasuan shqyrtimin në Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. Kryeministri deklaroi se një vendim gjyqësor për pezullimin nga detyra të një ministri, në kuadër të një mase sigurimi penal, ka nxjerrë në pah një boshllëk në legjislacion dhe se ky boshllëk, sipas tij, duhet të adresohet me ndërhyrje ligjore.

Rama tha se drejtësia ka të drejtë të vendosë masa sigurimi për çdo person nën hetim, por shtoi se funksione të padelegueshme, si ai i ministrit, paralizohen nëse pezullohen. Ai theksoi se emërimi dhe shkarkimi i ministrave janë kompetenca të pushtetit ekzekutiv dhe se kjo, sipas tij, nuk mund të kalojë në dorën e gjyqësorit.

Në deklaratën e tij, Rama saktësoi se nisma për ndryshimet ligjore do të depozitohet nga ai vetë në cilësinë e deputetit, së bashku me Taulant Balla dhe Ulsi Manja, duke thënë se projekt-ndryshimet do të prezantohen fillimisht në grupin parlamentar dhe më pas do të bëhen transparente për opinionin publik. Sipas paralajmërimit të bërë, të paktën neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, që lidhet me pezullimin nga detyra, pritet të ndryshohet.

VNA e kishte paralajmëruar më herët këtë zhvillim, duke evidentuar se pas debatit institucional pritej një lëvizje ligjore nga mazhoranca për të ndryshuar kuadrin procedural penal.

Ndërkohë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i qartë kundër kërkesës së paraqitur nga Rama, duke e mbyllur këtë fazë të debatit në rrugë gjyqësore dhe duke e zhvendosur diskutimin në nivelin parlamentar.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme