Politika 15 December 2025, 11:57 Nga VNA

Taulant Balla: Endri Shabani, zgjedhja më e mirë për Avokatin e Popullit; PS nuk do të shantazhohet nga opozita

Ndaje në Whatsapp
Taulant Balla: Endri Shabani, zgjedhja më e mirë për Avokatin e

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Endri Shabani, duke e cilësuar si emrin më të mirë të zgjedhur ndonjëherë për këtë post. Ai theksoi se Shabani ishte kandidaturë e propozuar nga opozita, e cila gjeti konsensus edhe te mazhoranca, që e votoi me shumicë votash.

“Ky është rasti më i mirë i zgjidhjes ndonjëherë i Avokatit të Popullit. Erdhën 6 kandidatura nga opozita, hynë të 6-ta në votim, dhe u vendos një prej tyre. Unë kam thënë se Avokati i Popullit s’do të jetë politik. Ne votuam kandidatin që solli opozita,” – tha Balla.

Duke komentuar deklaratat e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, i cili paralajmëroi se opozita nuk do të bashkëpunonte më me PS pas zgjedhjes pa dakordësi të Avokatit të Popullit, Balla theksoi se mazhoranca nuk mund të shantazhohet. Ai shtoi se emocionet e opozitës do të ulen “pasi të kenë ngrënë bakllavanë dhe gjelin e detit”.

Balla gjithashtu paralajmëroi ndryshime në komisionet parlamentare nëse opozita nuk rikthen bashkëpunimin:

“Në rast se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë, nëse e prishin dakordësinë për të mos marrë pjesë në komision, ne do prishim dakordësinë për prezencën e shumicës në komisione. Do të respektojmë vullnetin e shqiptarëve. Pakica nuk mund të marrë peng nevojën e reformës.”

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme