Politika 12 November 2025, 13:41 Nga VNA

Takimi i kryeministrit Rama me ambasadorët e BE-së, dy orë bisedime pa detaje publike

Ndaje në Whatsapp

Takimi i kryeministrit Rama me ambasadorët e BE-së, dy orë

Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Europian, të akredituar në Tiranë, ka zgjatur rreth dy orë dhe përfundoi rreth orës 13:00.

As kryeministri, as ambasadat nuk kanë dhënë informacione lidhur me temat e diskutimit gjatë këtij takimi.

Në takim kanë marrë pjesë edhe ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, dhe ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

Ky takim vjen vetëm disa ditë pas dorëzimit të raportit të progresit nga Komisioni Europian për Shqipërinë, por deri më tani nuk ka detaje zyrtare mbi përmbajtjen e bisedimeve.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme