Politika 29 October 2025, 19:23 Nga VNA

Takim pa kandidatin? PD në Tiranë “fsheh” Florian Binajn në takimin e organizuar nga Alimehmeti

Ndaje në Whatsapp
Takim pa kandidatin? PD në Tiranë “fsheh” Florian Binajn

Ilir Alimehmeti, që mesa duket ka marrë frenat e Partisë Demokratike në Tiranë, ka zhvilluar sot një takim me demokratët e degës nr. 14 në kryeqytet.

“Mirmbrema Florinj”, shkruan Alimehmeti në statusin e tij, të shoqëruar me foto ku në krah ndodhen Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka dhe deputeti Edi Paloka.

Takimi elektoral duket të ketë shkuar për së mbari, përveç një detaji që ka rënë menjëherë në sy.

Edhe pse në status flitet për kandidatin e mbështetur nga opozita, Florian Binaj, ky i fundit nuk duket në asnjë nga fotot e publikuara. Mesa duket, kompleksi për t’u fshehur pas gishtit me gjetjen e një kandidati të pavarur po e çon PD-në në strategjinë e “fshehjes” së kandidatit.

Florian Binaj ose është retushuar nga fotot, ose ka qenë vetë ai që i ka shkrepur ato.

Përndryshe, nëse ka qenë vërtet një takim për kandidatin, do të ishte hera e parë që një forcë politike në Shqipëri shpik një format të tillë absurd: takim elektoral pa figurën kryesore të garës.

Për momentin, mbetet i paqartë një detaj thelbësor: a është Florian Binaj pjesë e fushatës apo thjesht një emër që PD përmend me shpresën se do të votohet nga demokratët pa shkuar në takime me ta?

https://www.facebook.com/share/p/1BUiFyV84M/

 

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme