Politika 3 December 2025, 19:02 Nga VNA

Takim i demokratëve në Durrës: Kërkesë për energji të re dhe reformim të PD-së

Ndaje në Whatsapp

Takim i demokratëve në Durrës: Kërkesë për energji

Si pjesë e pandarë e PD, anëtarë dhe mbështetës të kësaj partie në Durrës kanë zhvilluar sot një takim të thirrur nga Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti dhe drejtues të tjerë lokalë, të bindur se tashmë kjo parti ka nevojë për një mënyrë të re organizimi. Orest Berberi, anëtar i forumit rinor të kësaj partie, e çeli këtë takim duke kërkuar më shumë energji dhe shpresë për ndryshim, në një sallë të mbushur tej e tej dhe entuziaste për një mënyrë të re të funksionimit të saj.

Drejtues lokalë të PD në Durrës folën për domosdoshmërinë e ndryshimit, si dhe rolin që duhet të kenë të rinjtë në këtë proces. Patjetër, theksuan ata, duhet të vijojë beteja me qeverinë, por PD ka nevojë për reformim, ashtu si ka nevojë edhe për kontributin e kryetarit të saj. Së njëjtës natyrë mbetet edhe çështja e listave të mbyllura dhe qasja e PD-së në Komisionin e ri të Reformës Zgjedhore, që ende shihet me skepticizëm dhe si një pazar i ri mes mazhorancës dhe opozitës.

Në takim foli edhe Ilir Alimehmeti, i cili dha mesazhin se PD duhet të qëndrojë e bashkuar drejt rrugës së reformimit të saj. Ndërsa Ervin Salianji theksoi se një tjetër shkak është paaftësia e opozitës, e PD-së, për të qenë bindëse, për të nxjerrë shqiptarët drejt kutive të votimit, për t’i fituar zgjedhjet.

“Zgjedhjet e pjesshme lokale janë një sinjal i fortë që duhet ta lexojë secili prej nesh. Edi Rama arriti të nxirrte, me gjithë represionin, 15 mijë votues në Vlorë, por ne nuk arritëm të nxirrnim dot më shumë apo rreth 2500. E njëjta gjë në Berat, e njëjta gjë në Cërrik, e njëjta gjë në Tepelenë. Kjo më bëri të reflektoj dhe të kuptoj që ne duhet të dëgjojmë demokratët, se pse demokratët nuk dalin të votojnë,” u shpreh Salianji.

Takim i demokratëve në Durrës: Kërkesë për energji

Takim i demokratëve në Durrës: Kërkesë për energji

Takim i demokratëve në Durrës: Kërkesë për energji

Takim i demokratëve në Durrës: Kërkesë për energji

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme