Politika 14 February 2026, 11:37 Nga VNA

Tabela e nderit: kush janë deputetët që fitojnë më shumë nga puna në komisione, dhe 10 “kampionët e mungesave”

Ndaje në Whatsapp
Tabela e nderit: kush janë deputetët që fitojnë më

E enjtja nuk është dita e vetme kur deputetët punojnë. Aty ata bëjnë më shumë garë për protagonizëm, ndërsa në atë që duhet të jetë puna e vërtetë, hartimi i ligjeve, dhe që bëhet në komisionet parlamentare, panorama është krejt tjetër.

Shifrat e përpunuara nga VNA, bazuar mbi pagesat që ka bërë Kuvendi për deputetët mbi pjesëmarrjen e tyre në Komisione, tregon se në “tabelën e nderit” janë socialistët dhe deputetë që zakonisht nuk kanë zë të enjteve.

Kjo shpjegohet me faktin se PS nuk i toleron mungesat në komisione dhe miratimi i ligjeve nuk ndodh nëse ata nuk janë, ndryshe nga opozitarët që rezultojnë neglizhentë ndaj mbledhje parlamentare në komisione.

"Kampionët" e komisioneve

Në krye të listës si deputetja më aktive me pjesëmarrje në mbledhje të komisioneve parlamentare rezulton Kiduina Zaka, e cila udhëheq me 18,700 lekë honorare, e ndjekur nga Ornaldo Rakipi me 15,300 lekë. Këto shifra tregojnë se këta deputetë jo vetëm janë anëtarë të disa komisioneve, por kanë pasur një pjesëmarrje konstante në mbledhjet e thirrura gjatë dhjetorit.

Në grupin e "të palodhurve" renditen edhe emra si Ulsi Manja dhe një grup i madh deputetësh që kanë arkëtuar midis 13,600 dhe 14,450 lekësh, duke dëshmuar një prezencë strikte në diskutimet për projektligjet dhe monitorimin e institucioneve.

Heshtja e "zërave të fuqishëm"

Plot 10 deputetë e kanë mbyllur muajin dhjetor me 0 lekë honorare.

Në këtë listë "neglizhente" bien në sy figura peshë të opozitës si Sali Berisha, Gazment Bardhi, dhe Agron Shehaj.

Ndonëse për Berishën situata është e kuptueshme sepse ai nuk është anëtarësuar në asnjë komision, bie në sy mungesa në mbledhje e kreut të grupit parlamentar demokrat apo edhe e kreut të partisë Mundësia.

Megjithëse axhenda e tyre politike mund të jetë e ngjeshur me aktivitete jashtëparlamentare ose bojkot, shifrat zyrtare konfirmojnë se kontributi i tyre në hartimin e ligjeve në komisione gjatë kësaj periudhe ka qenë nul.

________________________________________

TABELA E NDERIT:

Kiduina Zaka

Ornaldo Rakipi

Ulsi Manja

Aulona Bylykbashi

Aurora Mara

Bora Muzhaqi

Erion Malaj

Erjona Ismaili

Klevis Jahaj

Ramion Kurti

 

LISTA E "MUNGUESVE"

1. Gazment Bardhi

2. Agron Shehaj

3. Albana Vokshi

4. Edi Paloka

5. Elda Hoti

6. Erald Kapri

7. Fatmir Mediu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme