Politika 14 December 2025, 17:18 Nga VNA

Tabaku në TV: Debatet duhet të zhvillohen brenda strukturave, por vetë mungon në mbledhjen e grupit parlamentar

Ndaje në Whatsapp
Tabaku në TV: Debatet duhet të zhvillohen brenda strukturave, por

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar përplasjet e fundit brenda PD-së. Ajo tha se debatet e zhvilluara nëpër salla nuk e ndihmojnë partinë, por theksoi se këto diskutime duhet të zhvillohen brenda strukturave të Partisë Demokratike.

Tabaku shtoi gjithashtu se PD ka nevojë për më shumë sinqeritet dhe për të pranuar problematikat me të cilat po përballet.

“Për ta përmirësuar, për ta bërë PD alternativë qeverisëse, hajde ta bëjmë këtë betejë në PD dhe për PD. Për sa kohë debatet ndodhin brenda forumeve të partisë, unë nuk besoj se ka gjë të keqe”, tha mes të tjerash Tabaku në një intervistë në A2 CNN.

Megjithatë, ndonëse të dielën zonja Tabaku gjeti kohë për të qenë e pranishme në një studio televizive, një ditë më parë ajo nuk mori pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së saj.

Siç ka ndodhur edhe herë të tjera, në momentet kur debatet brenda PD-së janë të nxehta dhe kërkohet mbajtja e qëndrimeve të qarta pro ose kundër, Tabaku dhe deputetë të tjerë të ngjashëm nxitojnë të flasin në televizione për debatin e brendshëm, por personalisht shmangin marrjen e qëndrimeve në forumet e partisë. Në këto raste, shpesh gjenden justifikime banale për të mos marrë pjesë në mbledhje, siç ndodhi edhe mbrëmjen e kaluar me deputeten Jorida Tabaku.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme