Politika 18 February 2026, 17:04 Nga VNA

Tabaku gjen një të huaj që s’ka turp të takojë Berishën. Dhe bën foto te dera e PD-së

Ndaje në Whatsapp
Tabaku gjen një të huaj që s’ka turp të takojë

Jorida Tabaku i ka shpëtuar nderin Sali Berishës, teksa i ka çuar për vizitë në selinë e Partia Demokratike e Shqipërisë diplomatin gjerman Michael Gahler. Teksa i gjithë delegacioni me disa anëtarë refuzoi ta takonte kryetarin e PD-së, qoftë si pjesë të delegacionit të opozitës në takimin në Kuvend, qoftë edhe në PD, zonja Tabaku nuk është dorëzuar dhe deri në fund ka përdorur njohjen e saj personale për të çuar zotin Gahler në selinë e PD.

Edhe pse ky i fundit nuk ka postuar asgjë për vizitën në selinë e demokratëve, për më tepër asnjë foto me kryetarin Berisha, kjo foto ka mjaftuar që deputetja demokrate të nderohet tashmë si personi që ia del t’i heqë sadopak njollën e “non grata”-s Sali Berishës.

Vetë Berisha kishte tentuar të ishte pjesë e delegacionit të PD-së që u takua sot me delegacionin e Bashkimi Europian, por edhe pse janë përpjekur shumë, deputetët e tij nuk ia kanë mundësuar dot futjen e emrit në delegacion. Kaq e rëndë ishte situata e refuzimit, sa kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, u shpreh gjatë konferencës për shtyp se nuk do ta takonte kreun e PD-së pasi do të lëvizte direkt në aeroport.

Por “komandarja e shpëtimit”, zonja Tabaku, nuk është tërhequr derisa ia ka dalë që Gahler, pjesë e delegacionit të Jashtëm të Parlamentit Europian që ndodhet në Shqipëri, të hyjë në selinë e PD-së.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme