Politika 31 March 2026, 09:21 Nga VNA

Spastrimet e Berishës!/ Flasin dy gratë e përjashtuara nga PD: Ja pse u shpallëm armike!

Ndaje në Whatsapp
Spastrimet e Berishës!/ Flasin dy gratë e përjashtuara nga PD: Ja

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, kanë qenë të ftuar dy eksponente të PD-së, Alesia Balliu dhe Doris Madhi, të dyja të përjashtuara për shkak se partia i ka shpallur "armike". 

Balliu tha se përjashtimi i saj vjen pasi ka shpallur kandidaturën për kryetare të PD, ndërsa Madhi deklaroi se u përjashtua me argumentin e pabazuar se ka bashkëpunuar me një formacion tjetër politik. 

Alesia Balliu: E gjithë kjo gjë, nga dega Elbasan është bërë sepse hodha kandidaturën për kryetare të PD dhe guxova të sfidoj Berishën. Ai nuk ka frikë nga unë, por nga koncepti i garës. Vetëm ideja që dikush mund ta sfidojë dhe të cënojë pronën e tij, padiskutim merr përjashtime siç bënte Enver Hoxha, duke përjashtuar çdo zë që mendon ndryshe. Nuk përjashtoi Alesia Balliun si individ.

Doris Madhi: Unë isha më e rrezikshme si armike, sepse kisha bashkëpunuar me pushtetin. Nuk e kisha vlerësuar veten kaq shumë. Këtë përgjigje mora kur ika të votoj si anëtare e PD, për kryetarin e ri, që gjej rastin ta përshendes, se kanë harruar edhe ta prezantojnë. Mora njoftimin se kishte një propozim kundrejt armikut të rrezikshëm të popullit sepse kishte bashkëpunuar me pushtetin. Unë nuk kisha marrë pjesë, duehet të merrja pjesë në mbledhje. Pas reagimit tim publik, del një histori e re, tani nuk kisha bashkëpunuar më me të madhin por më nje më të vogël , të PSD. Ne kemi shkelur vijën e partisë...

Baton Haxhiu: Kush ua kumtoi këtë?

Doris Madhi: Ai që është i deleguari për procesin zgjedhor, Arben Broja, më tha se kemi fakte dhe prova që keni bashkëpunuar me PS. Në atë moment, reagimi ishte, duhet të mi bënit të ditura faktet dhe provat, të isha vënë në dijeni, për këtë ndërmarrje që është bërë ndaj meje. Kanë zgjedhur rrugë institucionale, unë do të pres vendimin. Një vendim të shkruar, që jam e pezulluar apo përjashtuar. Në mënyrë arbitrare, shkojnë dhe të heqin emrin nga lista e votuesve, ndërkohë unë kam 10 vite kontribute në PD, jam përballur me atë që u akuzova që bashkëpunoj.

Baton Haxhiu: Me kë? Cilat është imagjinata?

Doris Madhi: Imagjinata është që kam bashkëpunuar me PSD. Ekziston një foto që jam thirrur nga dy miq të mi, privatisht që më thonë se po tentohej te kalonin vota të pavlefshme. Me influencën modeste, shkova, bërtita në interes të opozitës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme