Politika 23 January 2026, 09:40 Nga VNA

SPAK sekuestron Range Rover-in e Ergys Agasit, i dyshuar për zhvatje tenderash në AKSHI

Ndaje në Whatsapp
SPAK sekuestron Range Rover-in e Ergys Agasit, i dyshuar për zhvatje

Automjeti Range Rover me targa G444A, në pronësi të biznesmenit Ergys Agasi, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga SPAK, në kuadër të hetimit që po kryhet lidhur me grupin kriminal që ai drejton dhe që zhvat tendera në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Automjeti, që shfaqet në një video duke ndjekur eskortën e kryeministrit, është dërguar në ruajtje në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Agasi, bashkë me Ermal Beqirin, vijojnë të jenë në kërkim. Grupi akuzohet se mori peng biznesmenin Gerond Meve dhe e detyroi të hiqte dorë nga tenderat në AKSHI.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme