Politika 22 August 2025, 18:19 Nga VNA

SPAK njofton hetime ndaj 14 zyrtarëve të lartë, përfshirë deputetë dhe ish-ministra

Ndaje në Whatsapp
SPAK njofton hetime ndaj 14 zyrtarëve të lartë,

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka konfirmuar se aktualisht janë në proces hetimi 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë, mes tyre tre deputetë, një ish-deputet dhe një ish-ministër.

Në një deklaratë për mediat, SPAK bëri të ditur se emrat dhe akuzat specifike nuk mund të bëhen publike për shkak të sekretit hetimor, por hetimet lidhen me vepra penale si korrupsioni, shpërdorimi i detyrës dhe pastrimi i parave.

Gjithashtu, autoriteti konfirmoi se gjatë viteve 2022–2024 janë dërguar letërporosi në disa shtete të huaja për sigurimin e provave shtesë, përfshirë të dhëna nga aplikacione të enkriptuara si SKY ECC, EncroChat dhe ANOM, të cilat janë përdorur nga rrjete kriminale për komunikime të fshehta.

Këto bashkëpunime ndërkombëtare kanë ndihmuar në hetimin dhe zbardhjen e çështjeve të rënda penale në Shqipëri dhe në nivel ndërkombëtar.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme