Politika 1 May 2026, 16:22 Nga VNA

SPAK kontroll biznesmenit Hasa, ja si lidhet me ish-zv.kryeministren Belinda Ballukun

Ndaje në Whatsapp
SPAK kontroll biznesmenit Hasa, ja si lidhet me ish-zv.kryeministren Belinda

SPAK urdhëron ditët e fundit kontrolle të familjarëve të Belinda Ballukut, bashkëpunëtorëve të saj të ngushtë, banesave, zyrave dhe shoqërive tregtare.

“Rruga Ura Asfaltim nr. 2 Elbasan” është një nga kompanitë që u kontrollua nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët mësohet se kanë marrë nga zyrat e saj kompjutera.

Kujtim Hasa, që zotëron 100 për qind të aksioneve të kësaj kompanie, dyshohet se është lidhje e afërt familjare e ish-sekretares së Përgjithshme të Ministrisë, Viola Haxhiademi, dhe dyshohet se në mënyrë indirekte është i lidhur edhe me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.

Kjo e fundit po hetohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, që lidhen me procedurat prokuruese të rrugëve në vlera miliona euro.

Referuar Open Data, rezulton se Kujtim Hasa zotëron edhe disa kompani të tjera, siç janë TV Skampa, ku ka 33.3 për qind të aksioneve; ASK Security me 50 për qind të aksioneve; Era Digital me 16 për qind aksionesh, si dhe Reelit me 80 për qind të aksioneve. Ditët e fundit janë ushtruar kontrolle edhe në disa kompani të tjera, si edhe Atelier 4, si dhe dy vila në një kompleks rezidencial në jug të vendit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme