Politika 18 February 2026, 11:29 Nga VNA

SPAK heton kompanitë kryesore që kanë fituar tenderat e rrugëve dhe verifikon pasurinë e Belinda Ballukut

Ndaje në Whatsapp
SPAK heton kompanitë kryesore që kanë fituar tenderat e

SPAK po heton të gjitha kompanitë që kanë fituar tendera të rrugëve, të cilat dyshohen se janë paracaktuar nga zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Prokurorët e posaçëm kanë sekuestruar dokumenta në të gjitha kompanitë dhe po verifikojnë të gjithë tenderat, librat e shitblerjeve apo dokumenta të tjera që lidhen me aktivitetin e tyre.

Në sitën e SPAK po kalojnë kompania Nova Construction e Ilir Shfufit, kompania Gjoka e biznesmenit Rrok Gjoka, kompania Alko Impex e Arber Abazit, nipi i ish-deputetit socialist Sadri Abazi, kompania Salillari e Pëllumb Salillarit, kompania Geci e Ramë Gecit, kompania e Paqësor Buzit, si dhe kompania Gener 2 e Bashkim Ulajt etj. Paralelisht SPAK po verifikon pasurinë e Ballukut dhe personave të tjerë. Belinda Balluku akuzohet për abuzime me tendera në vlerë miliona euro. SPAK ka kërkuar leje në Kuvend për të arrestuar Ballukun dhe Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve pritet të mblidhet për ta shqyrtuar këtë kërkesë më 23 shkurt.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme