Politika 15 September 2025, 09:06 Nga VNA

Sot në GJKKO seanca për dosjen ‘Partizani’, Berisha para SPAK

Ndaje në Whatsapp
Sot në GJKKO seanca për dosjen ‘Partizani’, Berisha para

Sot në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet seanca për dosjen “Partizani” me të pandehur kryesor ish-kryeministrin Sali Berisha si dhe dhëndrrin e tij Jamarbër Malltezi.

Të pandehur janë dhe disa biznesmenë. Avokatët do të paraqesin sot kërkesat e tyre paraprake, ku do të listojnë dhe emrat e dëshmitarëve. Ndërsa vetë Berisha do të paraqitet në SPAK me zbatim të vendimit të Gjykatës që ka caktuar masën e sigurisë ’detyrim për paraqitje”. Berisha akuzohet për korrupsion kryer në bashkëpunim, ndërsa dhëndrri i tij për korrupsion e pastrim parash.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme