Politika 19 November 2025, 07:35 Nga VNA

Sot në orën 9:00, Sali Berisha para SPAK-ut për vrasjet e 21 Janarit

Ndaje në Whatsapp
Sot në orën 9:00, Sali Berisha para SPAK-ut për vrasjet e 21

Sot në orën 9:00, më 19 nëntor, do të kapërcej pragun e SPAK-ut. Këtë herë jo për çështjen “Partizani”, por për të dhënë shpjegime lidhur me një nga ngjarjet më të rënda të 20 viteve të fundit: vrasjen e katër protestuesve më 21 janar 2011 para godinës së Kryeministrisë.

Gjatë 14 viteve që nga dita e ngjarjes, Sali Berishës nuk i ishte marrë asnjë dëshmi për këtë çështje, edhe pse në kohën kur ndodhën vrasjet — të cilësuara si shtetërore — ai ishte Kryeministër. Së fundmi, Prokuroria e Posaçme i dërgoi dy fletëthirrje, por Berisha, duke luajtur me procedurën, refuzoi t’i pranonte dhe kështu shmangu paraqitjen.

Herën e fundit, prokurorët zgjodhën t’ia dorëzonin thirrjen drejtpërdrejt në ambientet e godinës së xhamit, ku ish-Kryeministri kishte shkuar për masën “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.

Vrasja e Ziver Veizit, Faik Myrtaj, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës më 21 janar mbetet pa dyshim një nga ngjarjet më tronditëse në vend. Berisha pritet të japë shpjegime për prokurorët mbi atë që ndodhi brenda godinës së Kryeministrisë para, gjatë dhe pas protestës së dhunshme të opozitës së kohës.

Pavarësisht një hetimi të mëparshëm, vrasjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës nuk janë zbardhur. Ndërsa për Ziver Veizin dhe Faik Myrtajn, dënimet kanë qenë minimaliste: 1 vit për Ndrea Prendin, ish-shefin e Gardës së Republikës, dhe 3 vite për ish-gardistin Agim Llupo.

 

 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme