Politika 24 October 2025, 15:37 Nga VNA

Socialistët kërkojnë lehtësira për masat e sigurisë nga SPAK. Opozita e konsideron tallje

Ndaje në Whatsapp
Socialistët kërkojnë lehtësira për masat e

Mazhoranca socialiste ka miratuar në Komisionin e Ligjeve rezolutën për Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke i kërkuar këtij institucioni të ndryshojë mënyrën e kërkimit të masave të sigurisë dhe mënyrën e veprimit ndaj personave nën hetim. Dokumenti u miratua vetëm me votat e socialistëve, ndërsa deputetët e opozitës e kundërshtuan ashpër, duke e cilësuar “një ndërhyrje politike” dhe “një tallje me drejtësinë”.

Rezoluta parashikon “unifikimin dhe standardizimin e metodologjisë së hetimit, në lidhje me marrjen e provave dhe kërkesat për masat e sigurisë”, duke iu referuar vendimeve të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Një pjesë tjetër e saj kërkon rritjen e efikasitetit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, përmes plotësimit të vakancave dhe sigurimit të logjistikës së nevojshme për funksionimin e plotë të saj. Dokumenti parashikon gjithashtu ngritjen e një grupi pune me Prokurorinë e Përgjithshme, SHISH dhe agjenci të tjera ligjzbatuese për të analizuar grupet e krimit të organizuar dhe për të përgatitur strategjinë e luftës kundër tyre brenda dhe jashtë vendit.

Në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, Kuvendi i kërkon SPAK-ut një analizë të plotë të punës së Task Forcës Hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të vlerësuar efektivitetin e masave të marra dhe për të forcuar luftën kundër krimeve zgjedhore në proceset e ardhshme.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme