Politika 23 December 2025, 11:58 Nga VNA

Socialistët bojkotojnë mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Bardhi: Do ta thërrasim sërish të premten

Ndaje në Whatsapp
Socialistët bojkotojnë mbledhjen e Këshillit të Mandateve,

Anëtarët socialistë të Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve bojkotuan sot mbledhjen e thirrur nga pesë deputetët e Partisë Demokratike.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, njëherësh anëtar i Këshillit, deklaroi se mbledhja do të thirret sërish ditën e premte, duke e cilësuar atë urgjente dhe duke iu referuar kërkesës së SPAK.

Sipas Bardhit, në kërkesën e SPAK thuhet se Balluku ka ushtruar presion ndaj dëshmitarëve, konkretisht ndaj një vartëseje të saj. Ai shtoi se, referuar të njëjtës kërkesë, e pandehura mund të prishë apo asgjësojë prova dhe të largohet.

“Nuk janë paraqitur në një mbledhje të vlefshme. Pengimi i drejtësisë me urdhër politik të Edi Ramës është akti më i rëndë që ka kryer ky Kuvend gjatë këtyre viteve demokraci. Nuk mundet që një kryeministër të urdhërojë deputetët të mos mblidhen në Këshillin e Mandateve”, u shpreh Bardhi.

Ai bëri të ditur se për herë të parë do të lexojë pjesë nga kërkesa e SPAK, të cilat sipas tij e bëjnë të domosdoshme dhe të ngutshme mbledhjen e Këshillit. Bardhi akuzoi mazhorancën se po mbron një të pandehur për veprime korruptive që, sipas tij, kapin vlerën e 1.1 miliardë eurove.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme