Politika 27 December 2025, 13:19 Nga VNA

Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet

Ndaje në Whatsapp
Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as

Është bërë e zakonshme që sa herë ka ndonjë ditë feste që bie afër fundit apo fillimit të javës edhe dita më e afërt bëhet me vendim qeverie pushim zyrtar. Por, vendimi është i vlefshëm vetëm për administratën publike.

Bizneset, shpesh nuk e kanë luksin që të pushojnë kaq gjatë, pasi në fund të fundit nuk i kanë të ardhurat e garantuara për pagat e punonjësve, si administrata publike që i merr nga taksapaguesit.

Me 25 dhjetorin e Krishtlindjeve, që ishte e enjte, edhe e premtja ishte pushim për administratën, duke i bërë katër ditë radhazi, përfshirë dhe fundavën.

Teorikisht kjo nuk duhet të pengonte aktivitetin e bizneseve, meqë tashmë pothuajse çdo veprim kryhet online dhe madje edhe Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, me emrin “Diella”, vepron në formë virtuale.

Praktikisht bizneset janë bllokuar prej ditësh pasi sistemi online më shumë nuk punon sesa punon, ose funksionon me shumë vështirësi.

Bizneset raportuan për “Monitor” se gjatë ditës së premte nuk po funksionojnë sistemet bazë operative të punës dhe situata është e njëjtë edhe përgjatë të shtunës. Me shtetin fizik që është mbyllur, atë online që ka rënë, dhe ministren “Diella”, që nuk të jep përgjigje, pasi nuk hyn dot në sistem, sipërmarrjet po penalizohen dhe po u pengohet aktiviteti, teksa nuk kanë ku të ankohen.

Prej ditësh, në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) nuk bëhen dot aplikime për regjistrim të shoqërive të reja, ose ndryshime (shitje kuotash, kapitali), në sistemin “self care” përmes të cilat nxirren faturat, është e pamundur të hysh. Po ashtu nuk aplikohet dot për barrë lindje, apo për të shtuar punonjësit e rinj, pasi faqja rrotullohet bosh ose duhet të presësh një kohë të gjatë.

Edhe për individin, nëse do të shkarkojë një certifikatë, është e pamundur, pasi kodi që të mundëson të hysh në llogari, nuk vjen fare.

Ndërkohë sistemi i tatimeve (E-tax) punon normalisht, por sistemet e tjera, ku ndërlidhja bëhet përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) shpesh nuk janë funksionale, ose punojnë me shumë vështirësi.

“Sistemi vazhdon të ketë probleme. Edhe pse klikohet “Self Care” për t’u hapur, sapo futen të dhënat e e-Albania, shërbimi nuk funksionon. E njëjta situatë paraqitet edhe kur tentohet hyrja në faqen e Tatimeve nëpërmjet e-Albania, ku sistemi nuk hapet dhe shfaq të njëjtin problem. Kjo situatë po krijon vështirësi serioze për ekonomistët në kryerjen e detyrave të tyre.”, thotë Igli, kontabilist.

Sipas bizneseve, kjo situatë që po zgjat prej ditësh, përbën një shqetësim serioz për funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe marrëdhënien e bizneseve me administratën publike apo e profesionistëve me klientët e tyre.

Shqipëria mund të jetë një vend unik, ku bizneset i “luten” qeverisë që ti lërë të punojnë!

Marrë nga Monitor

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme