Politika 10 April 2026, 09:33 Nga VNA

Shtet prej kartoni, raporti që rrëzon propagandën e Ramës për Shqipërinë digjitale.....tatimet në pikë të hallit

Ndaje në Whatsapp

Shtet prej kartoni, raporti që rrëzon propagandën e Ramës

Raporti i fundit i KLSH-së, konfirmon me detaje se shteti digjital me transformime rekord që na e ka zili edhe bota, në fakt është një shtet prej kartoni.

Raporti i Performancës i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025, i analizuar nga VNA,  trajton sigurinë kibernetike si një fushë me rrezik të lartë, duke evidentuar dobësi strukturore, mungesë të kontrolleve bazë dhe paqartësi në ndarjen e përgjegjësive institucionale. Përmes auditimeve të Teknologjisë së Informacionit (TI), KLSH ka nxjerrë në pah se shumë institucione publike janë të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike për shkak të infrastrukturës së amortizuar dhe mungesës së protokolleve të sigurisë.

Mungesa e kontrolleve bazë të sigurisë

Një nga shqetësimet kryesore është se institucionet nuk aplikojnë masat më elementare teknike për mbrojtjen e sistemeve të tyre.

"Auditimet kanë evidentuar gjithashtu dobësi në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe mungesë të kontrolleve bazë të sigurisë, si fireëall, antivirus, enkriptim dhe mekanizma monitorimi. Në disa raste, përdoruesit disponojnë të drejta administrative pa kufizime të përshtatshme, ndërkohë që mungon gjurmueshmëria e veprimeve në sistem, duke rritur ekspozimin ndaj rreziqeve kibernetike dhe incidenteve të sigurisë. Nga auditimet kanë rezultuar mangësi në administrimin dhe mbrojtjen e të dhënave, të lidhura me mungesën e enkriptimit, kontrollin e pamjaftueshëm të aksesit dhe mungesën e procedurave të dokumentuara për backup dhe rikuperim të të dhënave",-thuhet në raportin e KLSH.

Tatimet nuk e çajnë kokën që janë sektor kritik

KLSH ka kryer një auditim specifik mbi sistemin elektronik të tatimeve, i cili konsiderohet infrastrukturë kritike, duke gjetur mangësi serioze në menaxhimin teknik dhe ligjor.

"Mungonte metodologjia për identifikimin e operatorëve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, siç kërkohet nga Ligji nr. 25/2024 'Për Sigurinë Kibernetike'.

Si rrjedhojë e centralizimit të shërbimeve TI pranë AKSHI-t, DPT ka transferuar infrastrukturën dhe burimet njerëzore të teknologjisë së informacionit, duke krijuar boshllëqe në burimet njerëzore të specializuara, e cila rrit ekspozimin ndaj risqeve kibernetike dhe kufizon kapacitetin reagues ndaj incidenteve.

Në aspektin teknik dhe operacional janë identifikuar mosrespektim i distancës minimale ndërmjet primary dhe secondary site, në kundërshtim me udhëzimin e AKSHI-t, mungesë dokumentimi për analizën e nevojave dhe planifikimin e trajnimeve, si dhe mungesë planesh për trajnimin e përdoruesve fundorë; mungesa e enkriptimit të të dhënave, mungesë dokumentacioni për kontrollet mjedisore në Data Center-in Qeveritar (p.sh. përmbytje, zjarr, testime periodike), mungesë skedulimi të dokumentuar për rishikimin e logeve të sistemit, në kundërshtim me praktikat më të mira ndërkombëtare (NIST, CIS), paqartësi dhe mungesë dokumentimi të plotë mbi kontrollet e aksesit të palëve të treta në sistemin kritik,”-thuhet ndër të tjera në dokumentin e KLSH.

Dobësitë në institucione të ndryshme publike

Auditimet në nivel vendor dhe në agjenci specifike kanë treguar një gjendje alarmante të sigurisë së rrjeteve.

DAR Lezhë: "Mungesa e një infrastrukture të qëndrueshme të rrjetit, përfshirë firewall-in dhe mbrojtjen antivirus, përdorimi i fjalëkalimeve të dobëta... e ekspozonin institucionin ndaj sulmeve kibernetike".
 

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara: "Nuk ishte instaluar asnjë antivirus për rrjetin, duke e ekspozuar institucionin ndaj viruseve, malware dhe ransomware, dhe duke rrezikuar vazhdimësinë e proceseve".
 

Qendra Arsimore Lushnjë: "Infrastruktura TI... rezultoi e amortizuar, joefikase dhe e papajisur me elementët bazë të sigurisë, si firewall, switch-e të menaxhueshme dhe pajisje kompjuterike të sigurta"

 

Ndërkohë qeveria propagandon se është rritur me 15 vende në rang botëror, ndërsa institucionet kane probleme ende banale me sistemet. 

Shtet prej kartoni, raporti që rrëzon propagandën e Ramës

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme