Politika 11 March 2026, 15:54 Nga VNA

Shqipëria në “tregun global të kullave”: Qeveria çon projektet e ndërtimit në panairin e miliardave në Kanë

Ndaje në Whatsapp

Shqipëria në “tregun global të kullave”: Qeveria

Ndërsa në Shqipëri debati për ndërtimet dhe zhvillimin urban vazhdon të ndezë polemika, qeveria ka zgjedhur një nga skenat më të mëdha ndërkombëtare për të prezantuar projektet e saj. Në panairin global të pasurive të paluajtshme MIPIM 2026 në Cannes, Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) kanë paraqitur dhjetëra projekte zhvillimi në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar, në pavijonin shqiptar janë prezantuar rreth 100 projekte, nga komplekse banimi deri te resorte turistike, të kuruara nga studio ndërkombëtare arkitekture dhe të orientuara drejt investitorëve të huaj.

Drejtoresha e AZHT, Adelajda Roka, deklaroi se pavijoni shqiptar ka qenë ndër më të vizituarit në panair, ndërsa qëllimi kryesor është promovimi i Shqipërisë si një destinacion i ri për investime në sektorin e ndërtimit dhe real estate.

MIPIM konsiderohet një nga eventet më të rëndësishme globale për industrinë e pasurive të paluajtshme, ku marrin pjesë zhvillues të mëdhenj, banka, fonde investimi dhe kompani ndërtimi nga e gjithë bota. Këtë vit panairi ka mbledhur mbi 20 mijë profesionistë, ndërsa përfaqësuesit shqiptarë kanë zhvilluar takime për mundësi bashkëpunimi dhe investime në projekte të reja në vend.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme