Politika 15 December 2025, 18:26 Nga VNA

"Shqipëria bëhet", protestë tek Kryesia e Kuvendit, Kryeministria "zaptohet" nga PD

Ndaje në Whatsapp
"Shqipëria bëhet", protestë tek Kryesia e Kuvendit,

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” u largua me forcë nga sheshi para Kryeministrisë, ku prej një jave po protestonte duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë “Rama” pas skandalit të tenderit të tunelit të Llogarasë, ku zv/kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK dhe është pezulluar nga detyra me masë sigurie nga GJKKO-ja.

Pas ndërhyrjes së Policisë dhe vendosjes së gardhit të sigurisë, protestuesit e drejtuar nga Adriatik Lapaj u zhvendosën disa metra më tej, pranë Kryesisë së Kuvendit, ku vijuan qëndrimin duke ndezur furnela për ngrohje. 

Gjatë spostimit pati edhe përplasje me efektivët, si dhe pretendime për lëndimin e një protestuesi. Lapaj ironizoi veprimin e Policisë, duke e cilësuar si mohim të së drejtës së protestës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme