Politika 1 September 2025, 13:37 Nga VNA

Shqetësimi i Berishës mbetet Soros, harron farsën elektorale dhe premton opozitë transparente  

Ndaje në Whatsapp
Shqetësimi i Berishës mbetet Soros, harron farsën elektorale dhe

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka kthyer sulmet ndaj Sorosit në aksionin kryesor politik. Edhe në konferencën e sotme për mediat, kryedemokrati i bëri thirrje FBI-së që të hetojë Sorosin.

“I bëj thirrje FBI-së të hetojë udhëtimet me charter të Edi Ramës dhe të Alex Soros, për të kuptuar gjithë dimensionin e veprimtarisë kriminale të këtyre dy delikuentëve ndërkombëtarë,” u shpreh ai.

Berisha komentoi edhe vendimin e mazhorancës për t’i hequr opozitës komisionin parlamentar të integrimit, duke theksuar se është një vendim i Ramës. Megjithatë, ai theksoi se opozita do të bëjë transparencë për shqiptarët, duke konfirmuar kështu prezencën e saj në parlament, pavarësisht se zgjedhjet i quan farsë elektorale.

“Tani me vetëkuptim, si anëtar i organizatës kriminale sorosiane, është i aftë të marrë çdo vendim në verbëri. Ju garantoj ju se opozita do qëndrojë fuqishëm me dritën e transparencës. Pavarësisht nga përpjekjet e tij të dështuara, opozita do t’u japë transparencën shqiptarëve,” tha më tej Berisha.

Mbetet për t’u parë se sa transparencë do të bëjë opozita, pasi duhet thënë që kreu i PD ende nuk ka bërë transparencë me kontratën që pati me La Civita, pasi edhe në konferencën e sotme nuk foli për të.

 

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme