Politika 26 January 2026, 13:25 Nga VNA

Shkrihet Kadastra e Vlorës/Arkivi dhe dosjet zhvendosen në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Shkrihet Kadastra e Vlorës/Arkivi dhe dosjet zhvendosen në Tiranë

Prej 1 shkurti, Vlora do të jetë pa Kadastër. Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës do të zhvendoset drejt Tiranës. Vendimi mban datën 23 janar 2026 dhe është firmosur nga drejtori i përgjithshëm i Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Ky vendim hyn në fuqi prej datës 1 shkurt, ku Vlora nuk do të ketë më Kadastër.

Vendimi 

Në mbështetje të germës d), të nenit 28 te Ligjit nr. 9000, date 30.01.2003 “Per organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, nenit 9, pika 2, germa c) te ligjit nr. 111/2018 “Për Kadastrën”, Ligjit nr. 9154, date 06.11.2003, “Për arkivat” dhe “Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike tê sherbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë”, Udhëzimin Nr.30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësite e sektorit publik”, i ndryshuar dhe në vijim te Urdhrit Nr.1, date 03.01.2024 te Drejtorit te Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore te Kadastrës, me qellim përmirësimin e organizimit te punës, rritjen e eficiencës së strukturave te Agjencisë Shtetërore te Kadastrës dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilesër,

URDHËROJ:

1. Zhvendosjen e strukturave të mbetura, të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, që ushtrojnë veprimtarinë në qytetin e Vlorës, në ambientet e godinës së ASHK me adresë rruga “Jordan Misja”, Tiranë.

2. Zhvendosja e ambienteve te punës sipas pikës 1 te këtij urdhri te përfundojë brenda datës

31.01.2026.

3. Ngarkohen Drejtoria Vendore e ASHK Vlorë, si dhe Drejtoria e Vlerësimit të Riskut dhe Sistemeve dhe Drejtoria e Investimeve dhe Shërbimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme, për zbatimin e këtij urdhri”, thuhet në vendimin e firmosur nga drejtori i përgjithshëm drejtori i përgjithshëm i Kadastrës, Lorena Goxhobelli. 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme