Politika 8 May 2026, 21:58 Nga VNA

Protesta e tetë pa entuziazmin e "kryengritje paqësore", opozita kursen fjalimet dhe molotovët

Ndaje në Whatsapp

Protesta e tetë pa entuziazmin e "kryengritje paqësore",

Protesta e tetë e opozitës nuk zgjati as dy orë, ndërsa dukej se shiu kishte shuar çdo entuziazëm të asaj që quhet "kryengritje paqësore". Tubimi, i cili nisi me një orë vonesë, u duk i tkurur në pjesëmarrje.

Kreu i PD-së i shoqëruar nga deputetë dhe figura të tjera të partisë, iu afrua sheshit nga selia blu rreth një orë pas orarit të njoftuar. Këtë radhë, Berisha zgjodhi të mos ngrinte as podium para Kryeministrisë, duke ia lënë "fjalimin" në dorë njërit prej organizatorëve që përsëriste akuzat e zakonshme, ndërsa herë pas here tentonte të zgjonte turmën me thirrjet "Rama ik".

Pas 20 minutash qëndrimi përpara godinës së qeverisë, protestuesit kishin kursyer edhe molotovët kësaj radhe dhe nisën marshimin drejt ministrisë së Brendshme. Megjithatë, ashtu siç kishte paralajmëruar kryepolici Hitaj që protesta të organizohej brenda perimetrit, policia nuk lejoi kalimin drejt ministrisë duke krijuar një kordon për të penguar protestuesit.

Ky veprim provokoi edhe përplasjen e parë mes efektivëve dhe qytetarëve. Situata u tensionua me shpejtësi, ndërsa policia reagoi menjëherë me ujë dhe gaz lotsjellës për të mbajtur larg turmën. Ndërsa nga ana tjetër nuk munguan as molotovët e parë dhe fishekzjarret drejt kordonit të forcave të rendit.

Momentet e tensionit vijuan për disa minuta edhe pasi drejtuesit e PD i kanë kërkuar policisë të mos provokojë, ndërsa protestuesit kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të policëve.

Pasi plani dështoi që të shkonin tek ministria e Brendshme, Berisha mblodhi qytetarët që kishin mbetur dhe iu drejtua selisë së PD, nga ku mbylli edhe protestën e tetë të “kilometrit të fundit”.

Në prononcimin për mediat, ai tha se beteja vazhdon duke paralajmëruar se do të ketë një protestë tjetër, por që nuk dha datë se kur mund të mbahet.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme