Politika 8 December 2025, 18:41 Nga VNA

Shfaqje e papritur e Salianjit dhe Alimehmetit në foltoren e Berishës

Ndaje në Whatsapp
Shfaqje e papritur e Salianjit dhe Alimehmetit në foltoren e Berishës

Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti janë shfaqur sot pasdite në foltoren e Sali Berishës përpara Kryeministrisë. Kamera e regjisë së PD ka kapur ish-deputetin e PD-së teksa qëndronte në një nga rreshtat e fundit të protestës së demokratëve. 

I pranishëm në Foltore ishte edhe kandidati për deputet i PD-së për Tiranën, Ilir Alimehmeti. 

Nuk dihen motivet e pjesëmarrjes, teksa të dy javën e fundit, Salianji së bashku me Ilir Alimehmetin, janë në krye të një lëvizjeje që kërkon reformimin e PD. 

Kulmi i saj ishte një takim i suksesshëm me strukturat e PD në Durrës teksa është planifikuar një tjetër gjate diteve në vazhdim në Gjirokastër.

Me gjasë, pjesëmarrja e tij në foltoren e Sali Berishës ka të bëjë me sinkronizimin e betejës së demokratëve kundër qeverisë së Edi Ramës. Edhe pse qartas PD zyrtare ka nisur distancimin prej tij dhe Alimehmetit, duke mos e konsideruar lëvizjen e tyre si “të jashtme” dhe jo integrale me strukturat e PD.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme