Politika 4 November 2025, 17:23 Nga VNA

Shehaj sheh “komplot” në Gjykatën Kushtetuese ndërsa opozita mbetet e dobët përballë një mazhorance në krizë

Ndaje në Whatsapp

Shehaj sheh “komplot” në Gjykatën Kushtetuese ndërsa

Përmes një deklarate para Gjykatës Kushtetuese, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor këtë institucion për të goditur Prokurorinë e Posaçme dhe për të mbrojtur të korruptuarit.

“Përplasja Rama–SPAK arriti në një nivel tjetër. Rama tani përdori si armë Gjykatën Kushtetuese për të goditur SPAK-un dhe për të mbrojtur të korruptuarit”, deklaroi Shehaj.

Por në këtë analizë ka një keqkuptim thelbësor. Vendimi i Kushtetueses nuk është automatikisht një avantazh për Ramën. Përkundrazi, ai krijon një barrë të re politike: një situatë ku kryeministri duhet të menaxhojë kryeqytetin me kryetarin e tij në burg, një tablo që nuk shkon aspak në favor të pushtetit në kushtet e një klime të tensionuar publike dhe institucionale.

Shehaj duket se nuk ka llogaritur se kriza e Veliajt nuk e dobëson drejtësinë, por e ekspozon edhe më shumë qeverinë përballë përgjegjësive. Rama nuk po fiton terren — thjesht është i detyruar të administrojë një situatë politike të vështirë, ndërsa opozita ende nuk ka arritur të kthejë dobësinë e saj në alternativë serioze.

Në këtë kontekst, përplasja mes institucioneve nuk është prova e triumfit të kryeministrit, por shenja e një sistemi që më në fund po i vendos barrë dhe kosto pushtetit. Dhe pikërisht këtu qëndron realiteti që Shehaj duket se i ka shpëtuar.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme