Politika 17 March 2026, 09:45 Nga VNA

SHBA nxisin aleatët të shpallin IRGC organizatë terroriste, sot në Tiranë votohet rezoluta për Iranin. PD bojkoton

Ndaje në Whatsapp
SHBA nxisin aleatët të shpallin IRGC organizatë terroriste, sot

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka nisur një fushatë diplomatike për të shtyrë qeveritë në mbarë botën që të izolojnë më tej strukturat kryesore të regjimit iranian.

Sipas një kabllogrami diplomatik të dërguar të hënën në të gjitha misionet diplomatike amerikane, Departamenti i Shtetit u ka kërkuar ambasadave dhe konsullatave të SHBA që t’u bëjnë thirrje qeverive pritëse të shpallin Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe Hezbollahun në Liban si organizata terroriste.

Kabllogrami, i shqyrtuar nga Washington Post, udhëzon diplomatët amerikanë që këtë mesazh ta përcjellin deri të premten “në nivelin më të lartë të përshtatshëm” të qeverive ku janë akredituar. Në dokument thuhet gjithashtu se përfaqësitë diplomatike amerikane duhet të koordinohen, sipas rastit, edhe me diplomatët izraelitë për të shtyrë përpara këtë nismë.

Në këtë kontekst zhvillohet edhe seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritet të miratohet një rezolutë që dënon regjimin iranian dhe kërkon shpalljen e IRGC si organizatë terroriste.

Sipas zhvillimeve diplomatike të raportuara nga Washington Post, iniciativa e qeverisë shqiptare mund të shihet edhe si një përpjekje e kryeministrit Edi Rama për t’i paraprirë këtij presioni ndërkombëtar, duke sinjalizuar besnikëri politike ndaj administratës amerikane dhe duke e pozicionuar Shqipërinë mes vendeve të para që rreshtohen publikisht në këtë linjë.

Seanca parlamentare pritet të zhvillohet pa praninë e Partisë Demokratike, e cila ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në votimin e kësaj rezolute.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme