Politika 27 August 2025, 11:11 Nga VNA

Sfida e kryetarit të grupit parlamentar/ Gazi, nuk vuan nga marazi

Ndaje në Whatsapp
Sfida e kryetarit të grupit parlamentar/ Gazi, nuk vuan nga marazi

Flutura Açka ka kritikuar ashpër ish-bashkëpunëtorin e saj politik, Gazment Bardhi, duke e quajtur një faktor përçarës brenda Partisë Demokratike dhe një “fashist” që ka përdorur mediat për të sulmuar miqtë e tij.

Deklarata e saj vjen pas spekulimeve se Bardhi mund të marrë drejtimin e Grupit Parlamentar të PD-së në Kuvendin e ri të shtatorit.

Postimi

Dëgjoj lart e poshtë gjithfarë brengash se kush do të jetë Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, së asaj cope të rrudhur e katandisur, edhe nga dorëzania naive a petfide e Gazit.

Me statut, me staturë, me aftësi pekulesh ndaj Sali Berishës, por edhe sepse është mirëfilli politikan, i takon Luçiano Boçit. Unë kam qejfprishje me të prej sjelljes që nuk e meritoja prej tij në fushatën zgjedhore të vitit 2021. Por jam mësuar të them të vërtetën. Atij i takon të jetë Kryetar Grupi, sepse në foltore do t’i thotë dy fjalë të mençura.

Nëse z. Berisha vendos t’ia japë grupin Gazit, një humbësi ekzemplar, një përçarës që nuk ka shok, një “fashist” të vogël mikrofonash dhe piroman i karrigesh, një keqpërdorues të medias kundër miqve, do të thotë i ka borxhe të mëdha, pse jo, edhe ri-kontrollon PD-në.

Se kur ka filluar kjo “miqësi”, do të parë me kujdes. Mund të ketë qenë qysh në krye, dhe nuk e kemi ditur. Pra, na shihte në sy, na e shante Sali Berishën (të cilin nuk e njihja, as sot nuk e njoh nga afër dhe flas për të vetëm politikisht) dhe bashkëpunonte me të gjithë kohën. Nga darka e Ukës? Besoj më herët.

Nëse Gazi bëhet kryetar i Grupit të PD, ai ka qenë në lojë të plotë, jo thjesht se i dogji barku me bashku PD-në, jo thjesht nga pakënaqësia e humbjes ndaj Lulzim Bashës. Sepse, Lulzim Basha nuk mundi të fitojë më 2021 me 30 mijë e kusht vota, ndërsa Sali Berisha humbi thellë me 330 mijë vota më 2025.

Se cili ka qenë roli i tyre në këtë pazëll, në pak javë do të jetë e qartë. Ndoshta u fortifikua enkas PD për të ngritur alibinë epike të 8 janarit! Ndoshta edhe prandaj na la në rrugë Amerika, të cilës, mbase kemi dashur t’ua hedhim!

Kureshtare jam për cubërinë politike!

Nga Flutura Açka

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme