Politika 19 January 2026, 17:51 Nga VNA

Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar zgjat 30 min: Kaos dhe braktisje nga opozita

Ndaje në Whatsapp
Seanca e parë e sesionit të ri parlamentar zgjat 30 min: Kaos dhe

Prezenca e zv/kryeministres Belinda Balluku u bë shkak që opozita të braktiste sot seancën e parë të sesionit të ri parlamentar. Pas intonimit të himnit kombëtar, Sali Berisha dhe Gazment Bardhi u drejtuan drejt foltores, duke kërkuar që Balluku t’i dorëzohet drejtësisë, ndërsa bllokuan zhvillimin normal të seancës.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u përpoq të vendoste rregull, por në pamundësi për të kontrolluar situatën, nenet u miratuan mes kaosit, pa qenë e qartë se për çfarë u diskutua apo çfarë u votua realisht.

Seanca e sotme riktheu edhe një herë skenat e vitit të kaluar, ku përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës penguan funksionimin normal të Kuvendit. Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, paralajmëroi se, me ose pa opozitën, socialistët do të vijojnë reformat, duke iu referuar reformës territoriale dhe asaj elektorale.

Seanca zgjati vetëm 30 minuta, duke dhënë një prognozë aspak optimiste për sesionin e ri parlamentar.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme