Politika 30 January 2026, 09:53 Nga VNA

Schieder për çështjen Balluku: SPAK të mos pengohet, institucionet të marrin vendimet e duhura

Ndaje në Whatsapp
Schieder për çështjen Balluku: SPAK të mos pengohet,

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder (S&D, Austri), komentoi zhvillimet lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, duke theksuar se institucionet shqiptare duhet të marrin vendimet e duhura dhe se puna e SPAK nuk duhet të pengohet.

Gjatë një konference për shtyp, Schieder deklaroi se Parlamenti Evropian nuk komenton çështje juridike apo ligjore konkrete, por pret që institucionet shqiptare të kryejnë punën e tyre, ndërsa SPAK të veprojë mbi bazën e gjetjeve dhe vlerësimeve të veta.

Ai nënvizoi se puna e SPAK duhet të mbetet e pandërprerë dhe të mos pengohet nga institucione apo aktorë të tjerë, duke paralajmëruar se çdo ndërhyrje që cenon reformën në drejtësi mund të minojë integritetin që Shqipëria ka fituar vitet e fundit në luftën kundër korrupsionit.

“Mbështesim punën e SPAK. Të gjitha institucionet e tjera duhet ta mbështesin SPAK,” u shpreh Schieder.

Raportuesi i PE theksoi gjithashtu se Shqipëria duhet të forcojë luftën kundër korrupsionit, të dekriminalizojë shpifjen dhe të rrisë transparencën mbi financimin e medias.

Në lidhje me zhvillimet politike dhe debatin për një qeveri teknike, Schieder tha se ai nuk ndodhet në Shqipëri për të komentuar politikën e brendshme, por në rolin e tij institucional si raportues për vendin, duke bërë thirrje për më shumë dialog dhe më pak dramatizim.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme