Politika 18 May 2026, 08:06 Nga VNA

Sara Mila: “Nuk e kam problem të jem ushtare e partisë”

Ndaje në Whatsapp
Sara Mila: “Nuk e kam problem të jem ushtare e partisë”

Një debat në A2 CNN prodhoi ndoshta një nga përkufizimet më të sinqerta të politikës shqiptare sot.

Teksa flitej për rolin e deputetit dhe mënyrën si funksionojnë partitë, Dashamir Shehi tha hapur se politika ka humbur kuptimin e saj përfaqësues dhe është kthyer në një garë bindjeje ndaj kryetarëve.

“Sot nuk bëhet më politikë, por sherr për t’u bërë qejfin shefave. Janë ushtarë të Edi Ramës dhe Berishës. Nuk ka numra dy”, deklaroi ai.

Përgjigjja e deputetes socialiste Sara Mila ishte po aq direkte. Ajo tha se nuk e ka fare problem të konsiderohet “ushtare e partisë”, sepse i është bashkuar PS-së pikërisht si pjesë e një ekipi politik ku beson.

“Nuk e kam fare kompleks të jem ushtare e partisë, sepse shpesh biem pre e paragjykimit se jemi ushtarë apo thjesht kartona. Nuk e kam problem, sepse ndaj i jam bashkuar këtij formacioni politik. Kam besuar te ekipi dhe jam pjesë e ekipit të PS-së”, tha Mila.

Deputetja shtoi se debatet ekzistojnë brenda “familjes politike”, por jo domosdoshmërisht në publik, ndërsa pranoi se ende “mëson çdo ditë” dhe se kritikën e bëjnë figurat me më shumë eksperiencë brenda PS-së.

Në të njëjtin debat, Sara Mila mbrojti edhe modelin e shërbimeve të dixhitalizuara, duke thënë se qytetarët nuk kanë më nevojë të kërkojnë ndërhyrje te deputetët për çështje si regjistrimi në shkollë apo certifikatat e pronësisë.

“Historia është që qytetari ta gjejë zgjidhjen përtej deputetit”, u shpreh ajo.

Dhe ndoshta pikërisht aty u mbyll pa dashje gjithë debati: qytetari duhet ta gjejë zgjidhjen pa deputetin, ndërsa deputeti nuk e ka problem të jetë ushtar i partisë.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme