Politika 17 February 2026, 19:31 Nga VNA

Salianji “shpallet” bashkëpunëtor i krimit. Mesazhi i shpërndarë nga PD Berat u kërkon demokratëve të bojkotojnë takimin

Ndaje në Whatsapp
Salianji “shpallet” bashkëpunëtor i krimit. Mesazhi i

Një mesazh i shpërndarë në radhët e anëtarësisë së Partisë Demokratike në Berat e ka cilësuar Ervin Salianjin si të “vetëpërjashtuar” duke e akuzuar se bashkëpunon me segmente të krimit të organizuar.

Mesazhi, që nuk përbën një qëndrim zyrtar të partisë por një komunikim të brendshëm drejtuar anëtarëve të degës lokale, u bën thirrje demokratëve të distancohen nga aktiviteti që Salianji pritet të zhvillojë nesër, duke e përshkruar atë si një takim me “agjendë private” dhe në shërbim të qeverisë së Edi Rama.

“I dashur anëtar i PD Berat… Ervin Salianji, i vetëpërjashtuar nga PD, po përpiqet me ndihmën e segmenteve të pushtetit dhe segmenteve të krimit të organizuar lokal të organizojë një takim me agjendë tërësisht private”, thuhet në mesazhin e shpërndarë në grupet e anëtarësisë.

Ironia e situatës qëndron në faktin se, pa një vendim formal publik, në një mesazh të brendshëm politik Ervin Salianji “shpallet” praktikisht bashkëpunëtor i krimit, ndërsa anëtarëve u kërkohet të bojkotojnë aktivitetin e tij.

Një formulë e ngjashme është përdorur edhe në raste të mëparshme në degë të tjera të PD-së, ku mesazhe të shpërndara në anëtarësi kanë kërkuar distancim nga takimet e organizuara nga Ervin Salianji.

 

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme