Politika 27 December 2025, 11:33 Nga VNA

Salianji në Shkodër, Berisha në Korçë: PD përballje takimesh në të njëjtën orë

Ndaje në Whatsapp
Salianji në Shkodër, Berisha në Korçë: PD

Ish deputeti i PD Ervin Salianji do të ndalë sot foltoren e tij të takimeve në Shkodër, ku ka njoftuar një takim me strukturat dhe mbështetësit në orën 18:00. Por pothuajse paralelisht, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpalli një tjetër takim politik në Korçë, po në të njëjtin orar.

Ky përkim nuk shihet si rastësi, në një kohë kur Berisha ka artikuluar publikisht se Salianji është “armik” politik dhe se, sipas tij, është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike. Në deklaratat e fundit, Berisha ka folur për “vija të kuqe” që, sipas tij, Salianji i ka shkelur, duke e vendosur jashtë strukturave dhe vendimmarrjes së PD-së.

Takimet paralele në të njëjtën orë, në qytete të ndryshme, vijnë si një sinjal i qartë i përplasjes së hapur brenda opozitës dhe i përpjekjes për të përcaktuar se kush flet në emër të Partisë Demokratike. Një PD e ndarë, ku konfliktet tashmë nuk fshihen më, por shfaqen hapur edhe në kalendarin politik.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme