Politika 3 February 2026, 18:34 Nga VNA

Salianji nuk kursen kritikat nga Fieri: PD nuk është pronë e kryetarit apo e sekretarëve, por u përket të gjithë demokratëve

Ndaje në Whatsapp

Salianji nuk kursen kritikat nga Fieri: PD nuk është pronë e

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, vijoi turin e takimeve me anëtarë dhe simpatizantë të PD-së në Fier, ku u prit me entuziazëm nga strukturat lokale të partisë. Gjatë takimit, Salianji nuk i kurseu kritikat ndaj drejtuesve të Partisë Demokratike, duke i akuzuar për pengimin e garës së brendshme dhe për mungesë të thellë përgjegjësie politike.

Sipas Salianjit, PD nuk është pronë e kryetarit apo e sekretarëve, por u përket të gjithë demokratëve që kanë mbajtur barrën e opozitës ndër vite.

“Iluzionet e disa drejtuesve të PD për të mos lejuar garën e brendshme, përveçse mungesës së integritetit politik, shprehin mungesën e thellë të përgjegjësisë historike për sakrificat e demokratëve në 13 vite opozitë. Përjashtimet imagjinare, etiketimet absurde, miqtë dhe armiqtë imagjinarë nuk duhet t’u shtohen më ndasive tona. Partia Demokratike nuk është pronë e askujt, ajo nuk është as e imja, as e jotja, as e kryetarit, as e sekretarëve, është e gjithë demokratëve të cilët sakrifikojnë dhe mbajnë mbi supe barrën e rëndë të opozitarizmit. Partia Demokratike është pronë e demokratëve”, tha ai.

Më tej, Salianji theksoi se PD nuk mund të pretendojë ndryshim në vend pa reflektuar dhe ndryshuar më parë vetë brenda saj. Ai vlerësoi fazën e parë të takimeve me demokratët si të suksesshme, duke theksuar se synimi kryesor ishte “zgjimi” i partisë nga pasiviteti.

“Ne nuk mund të flasim për ndryshim në Shqipëri, duke refuzuar ndryshimin në PD. E keni parë se si vetëm në dy muaj, për shkak të lëvizjes tuaj dhe për shkak të mijëra qytetarëve që na janë mbledhur në çdo cep të Shqipërisë, PD ka ndryshuar. Ju i keni organizuar protestat para kryeministrisë, ju keni mundësuar që të ketë analizë në PD, ju keni bërë që deputetët dhe drejtuesit e PD të dalin në terren sepse PD ishte në gjumë. Dhe faza e parë e kësaj lëvizjeje, që ishte zgjimi i PD, ka ndodhur me sukses”, u shpreh Salianji.

Ish-deputeti demokrat kritikoi gjithashtu mungesën e koherencës në qëndrimet e lidershipit të PD, duke iu referuar deklaratave kontradiktore për Reformën Territoriale dhe bashkëpunimin në komisione parlamentare.

“Ne nuk mund të bëjmë paradite themi një gjë, pasdite bëjmë një gjë tjetër. E mbani mend se si kur Edi Rama ia hodhi lidershipit të PD me votat e PD për të zgjedhur Avokatin e Popullit, u tha që me Edi Ramën nuk ka më bashkëpunim. Ndërkohë u tha për javë me radhë, madje mbase është bërë muaj, që pjesë e komisioneve me Edi Ramën nuk marrim më pjesë. Ne e dëgjuam të gjithë këtë apo jo. Dhe pasi u tha që nuk do marrim pjesë, tani thonë po jemi pjesë, po nuk jemi pjesë. O zotërinj, dilni aty, hajde japim propozimet tona për Reformën territoriale, hajde të takojmë njerëzit, hajde t’i shtojmë shërbimet dhe bashkitë ashtu siç i kërkojnë dhe qytetarët e qarkut të Fierit, për ti shtuar bashkitë jo për t’i pakësuar, sepse ashtu siç u bë Reforma territoriale për shkak të gabimit të PD, i ka larguar shërbimet nga qytetarët.”, tha Salianji.

Në fund të fjalës së tij, Salianji i dërgoi një tjetër mesazh të drejtpërdrejtë lidershipit të PD, duke deklaruar se me të i kanlë bërë llogaritë gabim, pasi nuk do të heshtë përballë asaj që e cilëson si padrejtësi.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme