Politika 18 May 2026, 11:52 Nga VNA

Salianji ankimon përjashtimin nga gara për kreun e PD-së: akuza për shkelje të statutit

Ndaje në Whatsapp
Salianji ankimon përjashtimin nga gara për kreun e PD-së: akuza

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ankimuar zyrtarisht vendimin për përjashtimin e tij nga gara për kryetar të PD-së, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe në kundërshtim me statutin e partisë.

Në kërkesën drejtuar kryesisë së PD-së, Salianji pretendon se nuk është njoftuar zyrtarisht për asnjë masë disiplinore ndaj tij dhe se nuk i është pranuar dokumentacioni i kandidimit. Sipas tij, përfaqësuesit e tij janë penguar të dorëzojnë dokumentet në seli, duke u detyruar t’i dërgojnë ato me postë dhe email.

Ai kundërshton gjithashtu deklaratat e sekretarit ligjor të PD-së, Ivi Kaso, i cili është shprehur se Salianji nuk plotëson kriteret për kandidim pasi nuk është më anëtar i partisë për shkak të pretendimeve për lidhje të papërshtatshme me persona të krimit të organizuar.

Salianji i mohon këto akuza dhe kërkon që çdo pretendim ndaj tij të bëhet publik dhe të mbështetet me prova, duke theksuar se nuk ekziston asnjë vendim i zbardhur për përjashtimin e tij.

Në kërkesën e tij, ai ka ngritur gjithashtu pretendime për procesin zgjedhor në PD, duke argumentuar se kandidimi i Sali Berishës bie ndesh me statutin e partisë, pasi sipas tij mandati i kryetarit ka përfunduar pas zgjedhjeve të vitit 2025 dhe nuk lejohet rikandidimi.

Salianji kërkon shpalljen të pavlefshme të çdo vendimi për përjashtimin e tij, anulimin e vendimit të KOKOE-së dhe shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimeve të marra nga kryesia e PD-së.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme