Politika 25 March 2026, 13:17 Nga VNA

Sali Berisha “vetëpërjashton” edhe dy anëtarë të Këshillit Bashkiak të Durrësit. Kanë shkelur statutin, tha kryetari i PD-së që ka humbur dy palë zgjedhje

Ndaje në Whatsapp

Sali Berisha “vetëpërjashton” edhe dy anëtarë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka vetëpërjashtuar edhe dy anëtarët demokratë në Këshillin Bashkiak të Durrësit, Arlind Boshku dhe Dritan Burgija. Në deklaratën e sotme për mediat, Berisha, ndonëse nuk paraqiti asnjë fakt apo dokument që të vërtetonte pretendimet e tij, tha se mungesat në mbledhjet e Këshillit kanë sjellë këtë vendim.
Sipas tij, dy anëtarët demokratë e kanë përdorur pushtetin edhe për interesa personale.

“Në qoftë se ti je në Këshill dhe shkon një herë në gjashtë muaj vetëm për të marrë ato lekë, nuk merr pjesë në mbledhjet e Këshillit për të mbrojtur interesat e qytetarëve, ti tradhton dhe shkelmon ata që të kanë votuar. Në qoftë se je në Këshill dhe përdor pushtetin si këshilltar për të asfaltuar apo për të përfituar favore personale, nuk është kjo arsyeja pse të kanë votuar qytetarët e Durrësit”, tha ai.

Kreu i PD-së i quajti veprimet e tyre në kundërshtim me statutin e partisë, megjithëse vetë është i pari që e ka shkelur statutin duke mos zbatuar nenin që vendosi vetë, sipas të cilit “kryetari që humb zgjedhjet automatikisht shkarkohet dhe nuk ka të drejtë rikandidimi”.

Përtej hipokrizisë së Berishës dhe mungesës së fakteve për deklaratat e tij, dy anëtarët e PD-së në Durrës duket se janë “kurbanët” e radhës për shkak se iu bashkuan takimeve të Ervin Salianjit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme