Politika 3 September 2025, 20:46 Nga VNA

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, mes tyre edhe profesori shqiptar

Ndaje në Whatsapp
Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, mes tyre edhe

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të Mbrojtjes dhe Sigurisë (The Royal United Services Institute for Defence and Security Studies).

Ky zhvillim prek edhe akademikun shqiptar Andi Hoxhaj i cili është “associate fellow” ne The Royal United Services Institute for Defence and Security Studies. Praktikisht Hoxhaj kthehet në një person non grata nga Rusia.

Në dokumentin e njoftimit dërguar nga Rusia institutit britanik thuhet se: “Nëse anëtaret dhe ata që punojnë heqin dorë nga Instituti dhe nuk kanë më asnjë association formal, ju hiqet dhe lejohet hyrja ne Rusi.

Organizata ekziston që prej vitit 1831 në Mbretërinë e Bashkuar dhe e pozicionon veten si “think tank”-u më i vjetër i pavarur që merret me kërkime në fushën e mbrojtjes, sigurisë globale dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ajo financohet nga autoritetet britanike, Komisioni Evropian, vende te NATOs, dhe organizata të padëshiruara në vendin tonë — shprehet Rusia

“Një pjesë e konsiderueshme e materialeve dhe aktiviteteve i kushtohet kërkimeve në sferat politike dhe ushtarake të Rusisë. Pjesëmarrësit e RUSI-t organizojnë rregullisht trajnime dhe seminare ku, nën petkun e kundërvënies ndaj një kërcënimi imagjinar rus, diskutojnë taktikat e operacioneve luftarake dhe të inteligjencës ruse, metodat e zhvillimit të luftës dhe krijimin e armëve të reja thihet ne njoftim.

“Anëtarët e OJQ-së publikojnë artikuj ku akuzojnë Rusinë për përpjekje për të aneksuar Evropën, për diskreditimin e Perëndimit dhe për ndërhyrje në proceset zgjedhore të vendeve të tjera. Një sërë materialesh përmbajnë thirrje drejtuar anëtarëve të NATO-s për t’u bashkuar me qëllim të ushtrimit të ndikimit më shkatërrues mbi ekonominë ruse. Me nisjen e operacionit të posaçëm ushtarak, retorika kundër-Rusisë është ashpërsuar; anëtarët e OJQ-së kanë filluar t’u bëjnë thirrje shteteve dhe qytetarëve të mbështesin Ukrainën dhe të forcojnë presionin e sanksioneve ndaj Rusisë”.

 

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme