Politika 16 January 2026, 10:46 Nga VNA

Rubio: Liria e shprehjes, vlerë themelore e aleancave me Europën/ Ambasada e SHBA në Tiranë ndan postimin

Ndaje në Whatsapp

Rubio: Liria e shprehjes, vlerë themelore e aleancave me Europën/

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shpërndarë deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ku ai shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së fjalës në Europë.

Në reagimin e tij, Rubio thekson se liria dhe liria e shprehjes janë ndër vlerat themelore mbi të cilat janë ndërtuar aleancat mes SHBA-së dhe partnerëve europianë. Sipas tij, këto parime përbëjnë bazën e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve transatlantike.

“Aleancat tona me partnerët tanë europianë janë ndërtuar mbi parimet tona të përbashkëta, vlerat tona të përbashkëta… Një nga këto vlera dhe parime, shpresojmë, është liria dhe liria e shprehjes”, thuhet në deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme