Politika 19 January 2026, 17:56 Nga VNA

Rrjeti SafeJournalists përplaset me Ramën për RTSH-në (Deklaratat)

Ndaje në Whatsapp
Rrjeti SafeJournalists përplaset me Ramën për RTSH-në

Rrjeti SafeJournalists ka shprehur shqetësim lidhur me deklaratat publike të bëra nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në lidhje me transmetuesin publik RTSH.

Në një deklaratë SafeJournalists “paralajmëron se lidhja e financimit ose e vetë ekzistencës së RTSH-së me miratimin politik minon pavarësinë e saj dhe paraqet rreziqe për lirinë e medias. Ai thekson se mediat e shërbimit publik duhet të vlerësohen përmes reformave transparente dhe të bazuara ligjërisht, dhe jo përmes retorikës politike, veçanërisht në kontekstin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku liria e medias dhe pavarësia institucionale janë standarde kyçe”.

Kësaj deklarate i është përgjigjur në X kreu i qeverisë Edi Rama, i cili shprehet se kjo deklaratë është keqorientuese dhe se i janë shtrembëruar fjalët.

Sipas Ramës vërejtjet e tij nuk kanë të bëjnë me “lidhjen e financimit apo të ekzistencës së RTSH-së me miratimin politik”.

“Po bëhet një model për të ardhur keq i kësaj epoke të re të përtacisë së shfrenuar ndaj dëgjimit të asaj që të tjerët realisht thonë, që të përballemi me deklarata si ajo e bashkëngjitura, të cilat pasqyrojnë një keqkuptim thellësisht të shtrembëruar të qëndrimit tim lidhur me Transmetuesin Publik Shqiptar.

I ftoj autorët e kësaj deklarate keqorientuese ta lexojnë ose ta dëgjojnë me kujdes fjalimin tim dhe të bëjnë një përpjekje të sinqertë për të kuptuar thelbin. Vërejtjet e mia nuk kanë të bëjnë absolutisht aspak me “lidhjen e financimit apo të ekzistencës së RTSH-së me miratimin politik”. Çdo interpretim i tillë është thjesht i pasaktë dhe keqorientues. Mbrojtja e informacionit nis me mos përhapjen e dezinformimit.  Mbrojtja e informacionit nis me mos përhapjen e dezinformimit”, shprehet Rama.

Komentet për RTSH Edi Rama i bëri në mbledhjen e tre ditë më parë, kur tha se Radio Televizioni Publik Shqiptar duhet të shqyrtojë disa oposione siç janë mbyllje, riformatimi, privatizimi, ose dhe partneritetit, sepse sipas tij nuk duhet të vijojë më siç është, ndryshe nuk do të ketë më taksë për televizionin.

“Jemi munduar të krijojmë kushtet që televizioni publik të reformohet dhe kemi dështuar. Nuk e di çfarë do të bëjë drejtuesja e re, por deri tani bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm. Që do të thotë nga borxhi në borxh dhe nga mospërfillja në mospërfillje.

Kemi një kanal atje. Unë personalisht, hera e fundit që e kam parë televizionin publik ishte para vitit 1990, para përmbysjes, kur thonin ishin ca protesta. Që atëherë, unë nuk i kam parë. Kam shkuar, kam dhënë intervista, por as intervistat e mia nuk i kam parë.

Duhet ndarë mendja, drejtuesit e televizionit publik të gjithë e dinë, nga unë nuk kanë marrë kurrë asnjë mesazh sepse unë nuk e shoh. Dhe kur ndonjëri nga ju më dërgon mesazhi: ‘Shih ç’po bën televizioni publik’, unë habitem. Si e ndjek? Por ama të gjithë i kam takuar pasi janë zgjedhur.

I kam thënë vetëm një gjë, mbylleni. Nxirrni në ekran: ‘Televizioni Publik Shqiptar i kërkon ndjesë popullit shqiptar. I kërkon ndjesë të gjitha familjeve në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, i kërkon ndjesë dhe për të gjithë ata që nuk jetojnë më dhe që kanë qenë të detyruar të marrin shërbimin më mizerabël publik në glob. Ju premtojmë se do të kthehemi në ekran kur të jemi gati’. Të bëjnë reformë. Si ka mundësi që televizionet e tjera, me më shumë pak buxhet marrin më shumë sukses. Sepse buxhetin e tyre nuk e kanë të garantuar. Duhet ta krijojnë çdo ditë.

E duan të drejtën e FSHF-së për të transmetuar ndeshjet e Kombëtares sepse Kombëtarja duhet të transmetohet në televizionin publik, por lekët nuk i paguajnë. Pse? Doni lekët tona, shkoni te qeveria. Nuk kemi për t’i dhënë televizionit publik asnjë lek nga taksat e shqiptarëve, derisa televizioni publik t’i meritojë taksat e shqiptarëve.

Mendoj se çdo opsion duhet të jetë në tavolinë. Edhe mbyllja përfundimtare, edhe privatizimi, edhe partneriteti, përveç kësaj që është. Por unë nuk marr pjesë në këtë”, tha ndër të tjera Rama.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme